Ajeti që e bëri Omerin të qajë dhe e mbylli në shtëpi një muaj të tërë.

Ibën Kethiri, rahimehullah, në tefsirin e ajetit Kur’anorë; { إِنَّ عَذَابَ رَبِّكَ لَوَاقِعٌ ~ مَا لَهُ مِنْ دَافِعٍ} ” Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.” ( Et Turë; 7 – 8 ).
Thotë Ibën Kethiri; Një natë Omeri radijAllahu anhu doli të shëtitej në Medine, i hipur mbi gomarin e tij, dhe pas pak ndëgjoi një njeri duke lexuar suren et Turë. Omeri e ndaloi gomarin e tij dhe e ndëgjonte lexuesin e Kur’anit, posa arriti lexuesi tek dy ajetet e lartëpërmendur, Omeri zbriti nga Gomari, u mbajt për të dhe tha; ” Ky është betim dhe lajm i vërtetë nga Zoti i Qabes, filloi të qante. Pas pak, i hypi gomarit të tij dhe shkoi në shtëpinë e tij. Nga ai çast Omeri u sëmurë dhe qëndroi në atë gjendje për një muaj, njerëzit vinin ta vizitonin duke mos e ditur askush shkakun e sëmundjes së tij.”

Comments