Një tregim interesant Islam, Allahu xh.sh dhe Meleku i vdekjes.

Tregohet se Allahu xh.sh e pyeti melekun e vdekjes, "A ke qarë ndonjëher kur ua ke marr shpirtin bijve të Ademit ?
Ai tha: Po, një herë kam qeshë dhe një herë kam qajtë dhe një her jam frikësuar!
Allahu xh.sh tha: Cili ishte rasi kur qeshe ?
Meleku tha: Kam qesh me një person të cilit shkova t'ia marr shpirtin e ai kishte qëlluar tek një këpuctar dhe i thoshte këpuctarit rregullomi këpucët që të më qëndrojnë edhe një vit, kurse une duke qeshë ia mora shpirtin duke mos e lanë që ti vesh asnjëher.
Allahu xh.sh tha: Po kur ke qajtë ?
Meleku tha: Kam qajtë kur shkova t'ia marr shpirtin një gruas e cila kishte foshnjen e saj në krah dhe ishte në shkretëtirë kur nuk ishte askush, e prita ta lëshon foshnjën në tokë dhe ia mora shpirtin duke qajtë dhe duke e lënë edhe fëmijën duke qajte.
Allahu xh.sh tha: Po kur je frikësuar ?
Meleku tha: Jam frikësuar kur shkova t'ia marr një dijetarit shpirtin e nga shtëpia e tij dilte dritë e cila më kthente dhe më frikësonte, gjithashtu kur iu afrova dilte dritë nga ai e kështu ia mora shpirtin.
Allahu xh.sh tha: A e din ti se kush ka qenë ai dijetarë që i ki marr shpirtin ?
Meleku tha: Jo.
Allahu xh.sh tha: "Ai ka qenë fëmija i cili të ka bërë të qash kur ia more shpirtin nënës së tij në shkretëtirë pastaj unë u kujdesa për këtë fëmijë derisa u rrit dhe e mbaroi jetën e tij.

Comments