Pse Pejgamberi savs ka qendruar i uritur edhe pse ka mundur te hante me pjata te arta si te gjithe mbret e atehershem?

Një ditë, Pejgamberi (a.s.) ishte i ulur dhe po qëndronte mendueshëm dhe i pikëlluar. Ka’bi (r.a.) e pyeti: “Çka (të) ka ndodhur o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi (a.s.) i tregoi me gisht në stomakun e tij. – Kanë kaluar tri ditë që unë nuk kam ngrënë asgjë, asnjë kafshatë me ushqim nuk e kam vendos në gojën time.

Pse Pejgamberi (a.s.) qëndronte i uritur kur ka mundur të hante me pjata të arta si të gjithë mbretërit e atëhershëm?

Sepse me veprim personal deshi tu tregonte pasuesve të tij se nuk duhet të bëhen robër të ushqimit, të pasioneve e as të parave!

Shikojeni gjendjen tonë të mjerë!

Por ajo nuk është për shkak të komplotit të dikujt kundër nesh. Karakteristikë e dështakëve është që gjithmonë t’i fajësojnë të tjerët për gabimet e tyre.
Ne e fajësojmë Amerikën për të gjitha dështimet tona. Ne i fajësojmë Hindusët, i fajësojmë hebrenjtë, i fajësojmë edhe të krishterët.

Jooo! Ne e kemi prerë degën në të cilën qëndronim!
“… dhe mos e hidhni veten tuaj në shkatërrim, por bëni mirë; se Allahu me të vërtetë i do bamirësit.” (el-Bekare, 195)

Unë ju betohem në Allahun!

– Amerika nuk duhet të fajësohet nëse ti je i pabindur ndaj prindërve!

– Nuk është faji i Amerikës nëse ti e godet babain tënd!

– Amerika nuk është fajtore nëse ti ik nga shkolla!

– Nëse ti ik nga mësimi dhe e poshtëron mësuesin tënd, si do të përparon?!

– Ulërit ndaj nënës tënde, e cila të ka përkëdhelur ngrykë për vite! Pastaj shkon në xhami dhe i lutesh Allahut për mëshirë!

– Ulërit ndaj babait, i cili të ka ushqyer tërë jetën dhe i thua:

“Çka ke bërë për mua?’ A është Amerika fajtore për paturpësinë tënde?

– Në gjithë Pakistanin është duke u pirë alkool, a është fajtore Amerika për këtë?!

– Gjithnjë e më shumë të rinjtë po bëhen të varur nga opiumet e ndryshme, a është fajtore Amerika për këtë?!

– Çdo qytet është plot diskoteka që punojnë gjithë natën – a janë çifutët fajtorë për këtë?!

– Ne e kemi degraduar dhe e kemi poshtëruar vetveten!

Njerëzit e martuar bëjnë dredhi me dashnore – a është edhe ky ndonjë komplot sionist?!

– Rinia po na mbytet në zbrazëti shpirtërore dhe në imoralitet, a mos na kanë faj neve për këtë hindusët?!

– Nga kush po marrin kamatë bankat pakistaneze? Nga hindusët, nga të krishterët, nga çifutët? Jo, ata po marrin kamat nga Abdurrahmani dhe Abdullahu! Nuk po tërheqin kamatë në bankat tona perëndimorët, por ne!

Pastaj, njerëzit tanë të pasur gjithashtu po u japin kredi me kamatë të varfërve tanë. Nuk kalon asnjë ditë, pa mu ankuar me lot në sy ndonjë i varfër, sesi ia kanë marrë (konfiskuar) gjithë pasurinë, për shkak se nuk kishte për ta kthyer borxhin.

Kërkon prej meje ndihmë për ta mbijetuar ditën. Por unë nuk mund tu ndihmoj, sepse pothuajse të gjithë janë në kredi (me kamatë).

E kanë pyetur Pejgamberin (a.s.): – Kur do të bëhet Kiameti?

Ai është përgjigjur: – Vetëm Allahu e di.

Pastaj e kanë pyetur: – Po cilat do të jenë parashenjat e tij?

Dhe Ai është përgjigjur: – Dita e Kiametit do të vijë atëherë kur do të zhduket respekti ndaj prindërve.

Ne jemi fajtorët e parë dhe kryesorë të shkatërrimit tonë dhe jo ndonjë komplot!

Ne po e presim degën në të cilën po qëndrojmë!

Kur diku përhapet zullumi, gënjeshtra dhe pandershmëria, atë popull Allahu e zëvendëson me një brez të ri. Atëherë fare nuk ka rëndësi, se ai shkatërrim a vjen nga jashtë (nga të huajt) apo nga brenda (prej nesh). Ne jemi fajtorët kryesorë për këtë situatën tonë!

A e dini se poshtërimi i nënës është një mëkat për shkak të së cilit dridhet kozmosi?

Me një rast e kam parë një vajzë duke u grindur me nënën e saj, e cila i tha: “Pusho më, mos leh si qen!” Nëna e ulu kokën duke derdhur lot. A e dini se lotët e prindit duke qarë, për ne janë më të rrezikshëm sesa bomba atomike sioniste! Lotët e tilla më përpara do ta shkatërrojnë kombin tonë sesa armët amerikane dhe indiane. Kozmosi dridhet nga frika kur dikush e bën të qajë nënën, apo kur dikush e poshtëron babain.

Comments