Elvis Naci – Lutja E Cila Nuk Refuzohet Në Ramazan (VIDEO).

Es-Selamu Alejkum portali ynë ju paraqet videon e radhës,ku shpresojm që të ndikojm në të mirë dhe në hajr nëpërmjet këtij postimi njëashtu e lusim Allahun (subhane we teala) që ti shpërblen të gjith ata që e shpërndajnë ata që e shikojn dhe që e praktikojnë.,shperndajeni qe te perfitojne edhe te tjeret,Allahu ju shperblefte.


Pse Duhet Agjëroj Ramazanin !!
“Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…” – [Kur’an, 2:185]

Në të filloi të shpalljes fjala e Zotit. Të plotësohet Mirësia e Tij ndaj njerëzimit. Të sqarohet e vërteta nga e kota. E drejta nga e padrejta. E pastra prej të papastrës. Muaji i agjërimit po afron. Jo, jemi në prag. E sa pak njerëzit për të janë përgatitur. Përkundër që, rreshtat po shtohen dhe hapësira po mbushet. Jo thjesht radhitje e mbushje të anëve fizike, le të jetë edhe ana shpirtërore, e zemrave, e mendjeve.

Është fillim i Fundit. Disa që moti kanë filluar ecjen. Lëvizjen. Po fillon, fillimi i Arritjes së Devotshmërisë. Fundi, plotësimi i Mirësisë së Zotit! Muaji Ramadan në prag, e disa duke qeshur, e të ngazëllyer, e disa të tjerë të përulur e të frikësuar. E, disa, duke menduar se është muaji i Lojës dhe Argëtimit, e kanë harruar dhe po harrojnë, se në këtë Muaj, qenia e njerëzve të mëdhenj lëkundet, sepse po hynë në një provim madhështor.

Provim i Durimit dhe Qëndrueshmërisë, i Vullnetit dhe Sinqeritetit! Këtyre u shtohet bindja. Frika ndaj hidhërimit të Zotit! Bindja në Zotin Fuqiplotë! Ndërsa, ata që të ngazëllyer hynë në këtë Muaj, disa prej tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut, e disa të tjerë, pavetëdije, tërheqin hidhërimin e Tij. Kënaqësia e Zotit, ata që ruhen dhe ruajnë. Ndërsa pakënaqësia e Zotit, ata që nuk ruhen dhe nuk ruajnë. Qofshin edhe agjërues – bojkotues të hajës dhe pijes. Po, është muaji i Mëshirës, i Faljes. Edhe i Furnizimit. Por, është edhe muaj i Sakrificës, Vetëmohimit. Duhet shumë angazhim. Shumë përpjekje. Lëvizje. Djersë. Etje. Uri. Të arrihet kulmi i Durimit. Kulmi i Lodhjes. Kulmi i Rezistencës. Derisa tërë qenia të Edukohet! Në këtë muaj, shumë njerëz agjërojnë, por agjërimi s’ua ndryshon gjendjen për mirë. Disa arrin të mira lëndore.

E pak prej tyre të mira shpirtërore. Disa pasi pastrohen, shpejt pastërtinë humbasin. Lehtë mund të arrihet pastërtia, por më e vështirë është ruajtja e saj. Pikërisht agjërimi këtë gjë synon: Të forcojë njeriun të qëndrojë i fortë e i paluhatshëm në përballje me të papastrën. Të ruajë pastërtinë. Të ruajë Besën e Dhënë! Le të jetë ky muaj, një muaj vendimtar për të nesërmen tënde! Le të arrihen qëllimet e tij. Le të jetë një shkollë, e të mbarohet ajo me sukses të lartë! Le të jetë pranverë e rilindjes dhe ringjalljes në rrugën e Paqes dhe të Faljes, të Mëshirës dhe Zhvillimit. Le të na drejtojë në rrugën drejt Lumturisë së Përhershme! Le të jetë jo vetëm agjërim fizik, por shpirtëror, intelektual e moral! Bojkot ndaj të keqes e të ligës. Le të rikthehet natyrshmëria e pastër, me të cilën u lindëm.

O Allah, Zoti ynë! Na e mundëso të arrijmë devotshmërinë e zemrave


Comments