Vdiqën në lulen e rinisë, dy vëllezërit qe humbën jetën sot tragjikishit, ishin agjërueshëm.
Dy personat që kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Çair janë nga koliçani i epërm. Sipas policisë, ata janë të moshës 26 dhe 28 vjeçare. I lënduari është 54 vjeçar.
"Më datë 01.06.2019 rreth orës 11 është denoncuar se në rrugën "Kemal Sejfulla" karshi poliklinikës Çair, gjatë gropimit të dheut me eksavtor për rrjetin ujësjellës ka ardhur deri tek rrëshqitja e dheut dhe si pasojë e kësaj tre trupa jan bllokuar, dy nga personat 26 dhe 28 vjeçar kanë humbur jetën në vendgjare, ndërsa personi i tretë 54 vjeçar me ndihmë të ndihmës së shpejtë është dërguar ne Spitalin e Qytetit", thonë nga MPB për TV SHENJA.
Vdekja e personave është konstatuar ekipe nga mjekësia ligjore. Për rastin janë njoftuar Prokuroria Themelore Publike dhe Inspektorati i punës.
Comments
Post a Comment