U nis për kurim në Turqi por ndërroi jetë,lot e dhimbje në familjen e Elonës (Video).

Zia ka pllakosur në banesën e familjes Kuburja në Fushë- Krujë, të cilët humbën në moshën 15-vjeçare vogëlushen e tyre Elonën. Familja Kuburja ka hapur dyert e mortit e pret ngushëllime për humbjen e rëndë që pësoi. Vajza e tyre 15-vjeçarja Elona Koburja u dërgua në Turqi për kurim, por nuk u kthye me prej andej pasi sëmundja e rëndë nga e cila vuante e mposhti. Me lot në sy nëna e 15-vjeçares kërkon ndihmë që trupi i pajetë i së bijës të transportohet sa me shpejt nga spitali i Turqisë në banesë për t’i bërë edhe nderimet e fundit.


Comments