Mjekët i kanë dhënë edhe dy muaj jetë, 19-vjeçari shqiptar,ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve!!

Elian Qama është një 19-vjeçar nga qyteti i Beratit, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

I riu vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur, “chordome cervival”, e cila është një formë shumë e rrallë e kancerit, që prek një në një milionë njerëz.

Kjo sëmundje agresive i ka bllokuar ezofagun dhe e pengon atë të ushqehet normalisht.

Një i afërm i Elianit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për 19-vjeçarin, i cili është detyruar të shtrohet në Belgjikë për kurim, pasi në Shqipëri nuk i është dhënë asnjë shpresë.

Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale që do t’i shpëtonte jetën Elianit kushton rreth 200-300 euro, të cilat familja e tij nuk mund t’i sigurojë dot.

Kushëriri i 19-vjeçarit shkruan se mjekët i kanë dhënë jo më shumë se 2 muaj jetë të riut, pasi çdo ditë i rritet masa tumoriale.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje Joq, doja nje ndihme te vogel nga ju. Nje kusheriri im eshte me se mu ndje te keqe, nje lloj k ance ri shume i rralle, agresiv dhe vd ek jeprures dhe ka shkuar ne belgjike per tu kuruar. Kjo se mu ndje prek 1 ne 1 milion banore dhe operacioni kushton shume shtrenjte, rreth 200-300 mije euro. Eshte vetem 19 vjec dhe eshte shum i ri qe ta humbi jeten. Kam foton e skanerit qe tregon nga se vuan, eshte e shkruar ne frengjisht. Ju lutem shperndajeni. Ai nuk ka kohe, cdo dite i rritet masa tumoriale. Ju lutem ata qe kan mundesi te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojn Elianin, nese nuk mblidhen parate ai v d es. Mjeket i kane dhene edhe 2 muaj jete.”
Edhe vetë 19-vjeçari i s ëm urë ka bërë një thirrje për ndihmë, në faqen e një fondacioni francez “Leetchi“, ku publikohen apele për ndihmë dhe grumbullohen fonde për njerëzit që kanë nevojë urgjentisht për ndihmë.

Ai tregon se një ndërhyrje kirurgjikale në Belgjikë, e shoqëruar me kimioterapi, do t’i shpëtonte jetën. Eliani thekson se tumori rrezikon t’i marrë jetën, duke i bllokuar frymëmarrjen.

Apeli i 19-vjeçarit:

Pershendetje, quhem Elian, jam 19 vjeç dhe vuaj nga një së mu ndje e rëndë dhe e rallë që quhet chordome cervical (është një tu mor shume i rallë dhe shumë agresiv që me ka bllokuar ozofagun dhe me pengon të ushqehem normalisht. Ky lloj tumori rrezikon të më marrë jetën duke më bllokuar frymëmarrjen. Jam shqiptar, por në vëndin tim nuk ka asnjë zgjidhje për mua, atje jam i dënuar të vdes nga kjo sëm undj e e rallë. Këtu në Belgjikë, një ndërhyrje kirurgjikale e shoqeruar me radioterapi do të më jepte mundësinë ti mbijetoja kesaj sëmundjeje. Por, duke mos qënë i siguruar me dokumenta dhe kartë shëndetësore, unë dhe familja ime duhet të paguajmë gjithë faturat që janë tepër të kushtueshme. Për këtë arsye ne kemi nevojë për solidaritetin tuaj. Ndihma juaj më është shumë e vyer.
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 19-vjeçarin:

Numri i llogarisë: BE79 1030 6386 1333

Për derdhjen e parave nga jashtë shtetit, duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB


Comments

  1. Sports toto Sports betting: all your favorite sports to bet on
    Sportsbooks have made it easy for Americans to bet on sports, but how does it work? How do sports betting work? How to bet the Super 토토사이트 Bowl?

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular Posts