Vdes një puntor nga Shqipëria në "Sharrcem" nga 40m.

 Një puntor nga Shqipëria i kontraktuar nga kompania e cimentos "Sharrcem", në qytezën e Hanit të Elezit, 35 vjeçar ka ndërruar jetë.

Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash në brendi të "Sillosit".

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës:

"Rreth orës 11:00 të së hënës, ka ndërruar jetë një 35 vjeçar nga Shqipëria i cili po punonte në "Sharrcem" në Hanin e Elezit.
Ai ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash ndërkohë është nxjerrë nga sillosi trupi i tij i pajetë.Policia e Kosovës ka konfirmuar që rasti është duku u hetuar" nga Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit.

Comments